Uthulla e mollës, përveç që është një ndër përbërësit më të rëndësishëm të recetave të ndryshme, është e mirë për shëndetin në përgjithësi.
Uthulla mund të kontribuojë në shëndetin e lëkurës, pasi përmban veti antibakteriale. Kjo uthull mund të ndihmojë edhe në largimin e akneve dhe infeksioneve. Ajo mund të ketë efekt në mirëmbajtjen e flokëve pasi kontribuon në rritjen e tyre duke parandaluar rënien.
Ajo ndikon edhe në humbjen e peshës së tepërt trupore, thonë disa studime që janë bërë, duke promovuar tretjen e duke ulur numrin e kalorive të konsumuara.. Uthulla e mollës ndihmon edhe për tretje më të mirë të ushqimit duke rritur aciditetin në stomak, gjë që ndihmon organizmin të tretë ushqimin në mënyrë më efektive. Kjo lëndë ndihmon ta mbajë të balancuar nivelin e sheqerit në gjak.
Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në relaksimin e venave të gjakut dhe të zvogëlojë tensionin e lartë, gjë që mund t’i ndihmojë shëndetit kardiovaskular. Uthulla e mollës përmirëson shëndetin e zemrës pasi përmban antioksidantë, të cilët mund të ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës duke i mbrojtur qelizat nga dëmtimi.
Uthulla e mollës ul nivelin e sheqerit në gjak pas ngrënies së shujtave, që e bën veçanërisht të mirë për personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2. Uthulla e mollës mund të lehtësojë problemet me të ftohurit në fyt pasi përmban veti antimikrobiale, të cilat mund të reduktojnë bakteret në fyt pas shpëlarjes me ujë.