Përfaqësues të qeverisë e opozitës bashkë në Uashington, Ambasada e SHBA ndan pamjet
Përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës janë bërë bashkë në Uashington gjatë ditës së sotme.
Ambasda e SHBA-ve në Tiranë ka ndarë fotografi nga takimi, ku duhet se të pranishëm janë nga PS Damian Gjiknuri, Pandeli Majko dhe Blerina Gjylameti, ndërsa nga opozita Gazment Bardhi dhe Dhurata Çupi.
Pjesë e takimit ka qenë edhe ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati.
Njoftimi i Ambasadës:
Kënaqësi të shohësh përfaqësues të zgjedhur shqiptarë në Uashington së bashku për të punuar për çështje të rëndësishme për popullin e Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin e fortë me Shqipërinë dhe përfaqësuesit e saj të zgjedhur në çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit.