Përdhunimi i të miturave në Vlorë, 40-vjeçari Rinald Rakipaj lihet në burg

Gjykata e Vlorës cakton masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Rinald Rakipaj, i arrestuar dy ditë më parë.

40-vjeçari akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Ngjarja është regjistruar më 22 mars, ndërsa Rakipaj dyshohet se ka kryer marrëdhënie edhe me një 15-vjeçare. Prokuroria e Vlorës ka kërkuar arrest në burg, kërkesë e pranuar nga gjyqtari Bevil Beqiraj, i cili ka drejtuar seancën e masës së sigurisë.

Referuar ngjarjes, 40-vjeçari dyshohet se, bashkë me një tjetër shtetas, për të cilin ka nisur procedimi penal, kanë nxitur 15-vjeçaren dhe dy vajza të tjera të mitura, 15 dhe 16 vjeç, të konsumojnë lëndë narkotike.

SI NDODHI NGJARJA?

Ngjarja është denoncuar në polici nga e ëma e vajzës e cila është abuzuar seksualisht. Ka qenë vajza e cila i ka treguar nënës së saj gabimin që ka bërë, personat që ishin të përfshirë në të dhe të gjithë skenën. Më pas e ëma bashkë me vajzën kanë shkuar në polici duke denoncuar rastin.

Sa i përket mënyrës si ndodhi ngjarja, mësohet se vajzat kanë shkuar në një hotel në qytetin e Vlorës me dëshirën e tyre. Një prej tyre dyshohet se prej kohësh ka pasur komunikim me Rinald Rakipaj që ishte autori i kësaj ngjarje. Më pas ky i fundit ka bindur vajzën e mitur që jo vetëm të shkojë në hotel me të por edhe të marrë dy shoqet e saja me vete.

Të shtyra nga kureshtja, vajzat të nxitura njëkohësisht nga dy personat e përfshirë, kanë konsumuar lëndë narkotike të llojit kokainë. Më pas Rakipaj është ndarë nga grupi me një prej vajzave dhe ka nisur me të abuzimin seksual. Ndërsa shoku i Rinald Rakipajt ka qëndruar duke konsumuar me dy vajzat e tjera të mitura lëndë narkotike ku konfirmohet edhe njëherë se me dy vajzat e tjera nuk ka pasur abuzim seksual

Pas denoncimit në polici efektivët kanë arrestuar 33-vjeçarin i cili është marrë në pyetje. Ai në momentet e para nuk ka pranuar fajin por i gjendur përballë provave ka pohuar ngjarjen e rëndë duke e pranuar atë dhe duke treguar edhe dinamikën.

Autori ka pranuar ngjarjen por është shprehur se me një prej vajzave të mitura kishte komunikim prej kohësh dhe gocat e mitura kanë shkuar vetë në hotel me dëshirë. Sipas tij vajza ka pranuar edhe me dëshirë të kryejë marrëdhënie. Policia vijon hetimet për rastin në fjalë.

NJOFTIMI I PLOTE:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit J. G., 20 vjeç dhe A. D., 19 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, pasi gjatë kontrollit në lokalin e 19-vjeçarit, në lagjen nr. 4, u gjetën 44 kartëmonedha të prerjes 100 euro, të dyshuara të falsifikuara, të cilat dyshohet se ia ka blerë 20-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

E. A., 39 vjeç, banues në Maliq, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Policisë që i ka kërkuar dokumentacionin e mjetit;

R. K., 40 vjeç, banues në Vreshtas, pasi dyshohet se ka dëmtuar një sipërfaqe toke të mbjellë me bimë foragjere.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

A. J., 45 vjeç, banues në Kamenicë, Korçë, pasi u kap duke transportuar 4 m³ dru zjarri, të prera në kundërshtim më ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

A. H., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash nga një protofol që e ka gjetur në lagjen nr. 6, Korçë.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për dëmtimin e një 16-vjeçari, në dorë, nga dy shtetas të paidentifikuar, bëjmë me dije se nga hetimet e kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, rezultoi se ky shtetas ishte vetëdëmtuar me xham. Për 16-vjeçarin filloi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Kallëzimi i rremë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 73 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka dëmtuar disa shpendë të një shtetasi, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.