Përcaktohet data e mbledhjes së radhës, deputetët e Berishës dhe Bardhit do takohen në Kryesinë e Kuvendit
- 16 October, 2023
Deputetët e Rithemelimit të Partisë Demokratike, të drejtuar nga Sali Berisha, si edhe ata pranë kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kanë caktuar datën për takimin e tyre të radhës.
Mësohet se mbledhja e ardhshme do të zhvillohet ditën e martë, në orën 12:00.
Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe shënon një tjetër tryezë në vazhdën e takimeve mes dy grupimeve demokrate.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ