Përcaktohen gjysmëfinalet e Europa League, ‘dominuesit’ e kompeticionit sfidojnë Juventusin euforik

Sevilla shkaktoi befasinë e madhe në raundin çerekfinal të Europa League. Spanjollët kaluan tepër thjeshtë 3-0 Manchester United, duke siguruar biletën për në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 5-2.

Andaluzianët janë një eksperte në këtë kompeticion, pasi shkojnë nën petkun e më të kurorëzuarve në histori. Sevilla e ka fituar në 4 raste me këtë emër dhe dy si Kupa UEFA, teksa pengesa e radhës drejt finaleve do të jetë Juventusi. Spanjollët kaluan për herë të pestë në gjysmëfinale dhe sa herë ka arritur në këtë fazë ia ka dalë më pas të triumfojë.

Pas euforisë së kthimit të pikëve në renditjen e Seria A, torinezët morën një barazim 1-1 përballë Sportingut të Lisbonës dhe prekën gjysmëfinalen me shifrat totale 2-1.

Skuadra e Allegrit synon që përmes trofeut të Europa League ta ketë të sigurtë kalimin në  Kupat e Europës, me verdiktin e gjykatës që nuk është përfundimtar. Juventus kërkon edhe të kthehet tek titulli Europian, teksa ka prekur finalen e këtij kompeticioni 4 herë, ku triumfoi në 3 raste.

Roma bëri përmbysjen e madhe ndaj Feyenoord. pasi i rrëmbeu trofeun e Conference League një sezon më parë në Tiranë, verdhekuqtë i nxjerrin nga Kupat e Europës. Një fitore e arritur vetëm në kohën shtesë, 4-1, teksa sfida e parë kishte përfunduar 1-0 në favor të holandezëve.

Në minutën e 105 trajneri Mourinho hodhi në fushë Marash Kumbullën, me mbrojtësin shqiptar që uli në stol El Sharawy. Çerekore lojë për Kumbullën, që u vlerësua me notën 6.

Në raundin e ardhshëm, Roma sfidon Bayer Leverkusen. Një përballje italo-gjermane, me “Aspirinat” që pas fitore 4-1 eliminuan Royale Union me shifrat e përgjithshme 5-2.

Triumf i arritur në mënyrë të lehtë për skuadrën gjermane, që shkonte si favorite në këtë sfidë. Përballjet e para gjysmëfinale të Europa League do të luhet të enjten e 11 majit. Finalja e madhe është programuar për tu luajtur më 31 maj në Puskas Arena të Budapestit.