“Perandori”/ Ylli i Interit në gjendje të “mjerueshme”, shfaqet i zbathur në rrugë

Dikur konsiderohej ylli i ekipit italian të Interit dhe i kombëtares së Brazilit, por sot Adriano shfaqet në gjendje të mjerueshme.

Ai shihet i zbathur në rrugë, i shtrirë në trotuar. Ai ngrihet nga një karrige plastike në mënyrë të paqëndrueshme. Në dorën e djathtë ka një gotë birrë dhe një cigare mes gishtave, në tjetrën një smartphone të lidhur në një prizë të improvizuar.

Ai qesh, provon disa hapa kërcimi mbi asfaltin e konsumuar e të arnuar, mërmërit diçka, nuk e vë re që pajisja elektronike rrëshqet në asfalt.

Qëndrimi i tij tregon një gjendje jo dhe aq të mirë, ish-sulmuesi i Interit dhe Brazilit është me sa duket i lumtur, i relaksuar, i qetë në rrugët e favelave ku u kthye.

Mbase kjo është jeta që ai shijon më tepër.