“Perandori” rikthehet në Tiranë, Rama zyrtarizon miqësoren Partizani-Roma, ja kur do të luhet

Tirana i sjell fat Jose Mourinho-s, ky është një fakt pas suksesit në “Air Albania” më 25 maj në finalen e Conference League. Prej disa ditësh flitej për një rikthim të “Specialit” në kryeqytetin shqiptar, këtë herë për një test miqësor me Romën e tij kundër Partizanit. Për ta bërë publik ka menduar kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare shkruan:

Partizani Roma

“Perandori i ri i Romës rikthehet në Tiranë”, shkruan Rama duke nënvizuar se ky test miqësor do të luhet më 12 gusht.