Çupi: Merrni masa për të futur ligje jashtë procedurës ligje që janë të funksion të deformimit. Sillni shqyrtime për të deformime, jo të deformoni votën e qytetarëve me këto forma bajate.
Manja: Ju jeni kundër edhe për faljen e gjobave, por edhe për të sabotuar procesin e integrimit. Zonja tabaku pres nga ti që t’i përgjigjesh zonjës Çupi se ligji për mbrojtjen e të dhënave personale ka tre vite që i diskutohet diskutimit dhe konsultimit publikut. Dhe është i pari që do të votohet në këtë parlament. Ato gjoba janë aty në rregulloren e be, mos spekuloni, çdo gjë e mirë që ne bëjmë është e kuptueshme që nuk ju vjen mirë, do të rrini edhe pas majit 2025 ne do të rrimë edhe pas majit 2025, shqiptarët e dinë kush punon për integrimin edhe kush punon si qyqe kundër. Keni marrë përsipër të dezinformoni biznesin, për turpin tuaj keni ngritur ca shoqata anonime biznesi për të bllokuar një ligj shumë të rëndësishëm që është një nga liget kryesore në negociatat për grup themeloret, doni të sabotoni procesin e negociatave për kapitullin 23.