“Për qoften time”/ “Telenovelë” në Tiranë! Nëna e re lidhje sekrete, ajo e gënjeu të dashurin se është beqare! Burri zbulon tradhtinë në polici

Një histori e pabesueshme ka mbërritur në dyert e Gjykatës së Lartë, ku një 26-vjeçar nga Rrësheni ka apeluar dënimin e tij, pasi është arrestuar dhe ka përfunduar në burg për akuzat e përndjekjes dhe dhunës në familje. I riu kishte një lidhje me një vajzë të martuar që ia fshehu statusin e saj të vërtetë, duke i treguar se ishte beqare.

Historinë e tij e ndjek një ngjarje dramatike që mund të ngjajë me telenovelat më të komplikuara. I. B. dhe M. H., e njohur në rrjetet sociale, filluan një lidhje që kishte të fshehur shumë sekrete dhe manipulime. M. ishte e martuar, me një fëmijë të mitur, por nuk ia tregoi këtë I. Në vend të kësaj, ajo e mashtroi duke i thënë se vajza ishte mbesa e saj.

I. filloi ta kontrollonte dhe izolojë, duke vendosur GPS për ta mbajtur atë nën kontroll, ndërsa ajo mundohej të largohej disa herë, por ai e kërcënonte me dhunë dhe vdekje. Ajo tregoi se ai kishte një armë dhe shpesh i shkonte poshtë pallatit ku ajo jetonte për ta bërë që të dilte me të.

Në muajin tetor, kur ajo dhe burri po largoheshin nga Tirana për te prindërit, I. ndaloi taksinë dhe kërkoi që ajo të dilte. Pas një konflikti të ndezur dhe përleshjes fizike me burri, ajo dhe familja e saj bënë denoncim në polici. I. u arrestua dhe iu sekuestrua një armë, e cila u tha se ishte një lodër, si dhe një kartëvizitë me një mesazh misterioz: “Një dhuratë për qoften, nga… Qofte të falënderoj që ke hyrë në jetën time dhe qe je bërë pjesë e brendshme e saj. Gëzuar ditëlindjen zemër”.

I. u mbrojt me versionin e tij, duke thënë se gjithçka ishte një gënjeshtër e krijuar nga M. për ta manipuluar. Ai shpjegoi se ajo e kishte mashtruar duke i thënë se ishte beqare dhe kishte një histori të trishtuar, përfshirë pretendimin se ishte përdhunuar dhe se tentoi vetëvrasje. Ai besoi gjithçka dhe ndërhyri për të ndihmuar, duke i kërkuar që të ndërpriste shtatzëninë që ajo pretendonte se kishte me të.

Më pas, I. zbuloi se gjithçka ishte një mashtrim dhe se ajo nuk ishte shtatzënë fare. Ajo e kishte fshehur faktin se ishte e martuar dhe kishte një fëmijë, ndërkohë që përdorte gënjeshtra për të manipuluar I. dhe familjen e tij.

Në seancën gjyqësore, versioni i I. u kundërshtua, dhe Gjykata e Lartë nuk e konsideroi si të besueshëm. Kjo histori e shtrirë në mashtrime dhe manipulime ka nxjerrë në pah një dramë të vërtetë, që përfundoi në një çështje ligjore për përndjekje dhe dhunë në familje.