Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar ditën e sotme se organika e SPAK është shtuar duke shkuar në 18 prokurorë nga 20 të parashikuar.
Olsi Dado, është komanduar përkohësisht si prokuror i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Dado është komanduar me kërkesë të kreut të SPAK Altin Dumani për nevoja pune.
Më herët Dado ka mbajtur postin e drejtorit në Marrëdhëniet me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ