Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale ka publikuar pamjet nga punimet për Poligonin e parë publik të testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale që po ndërtohet në Fushë-Prezë.
Postimi
MIRËMËNGJES
dhe me punën që vijon në kantierin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale në Fushë-Prezë, Tiranë, ku në një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të kthehet në hapësirë të teknologjisë, pikë takimi për aktivitete edukative për moshat e reja, stacion trajnimesh profesionale, si edhe do të shërbejë për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë, ju uroj një ditë të mbarë.