“Për herë të parë niveli i papunësisë është nën 9%”, Rama ironi me opozitën: Na dukej tmerr kur Lul artisti thoshte 7×7=42 . Tani është baraz me 6 mln

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se niveli i papunësisë në vend ka zbritur për herë të parë nën 9%, duke e cilësuar këtë si një arritje historike për ekonominë shqiptare.

Ai hodhi poshtë pretendimet se ulja e papunësisë lidhet me largimin e qytetarëve jashtë vendit, duke theksuar se të dhënat janë llogaritur mbi bazën e fuqisë reale punëtore.

“Këto janë shifrat – jemi në hall edhe me matematikën sot,” u shpreh Rama, duke ironizuar edhe opozitën dhe kontratën 6 milionë dollarëshe të lobimit në SHBA.

Edi Rama: Për herë të parë niveli i papunësisë është nën 9%. Nuk qëndron pretendimi i tyre se është ulur pasi janë larguar njerëzit, jo është llogaritur në bazë të fuqisë punëtore.

Këto janë shifrat, se jemi në hall edhe me matematikën sot.

Ku thoshte Luli artisti 7×7=42 na dukej një tmerr i madh. Tani është 7×7=6 mln dhe ka edhe një x më pas sepse nuk dihet se çfarë ndodh më pas.