Për herë të parë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, kryeministri shtron iftar për myslimanët në Parlament

Për herë të parë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, kryeministri Keir Starmer iu bashkua myslimanëve britanikë për një iftar në Westminster Hall.

Ai tha se ky ishte viti më i keq i regjistruar ndonjëherë për krimet e urrejtjes ndaj myslimanëve, duke fajësuar retorikën e ekstremit të djathtë dhe dezinformimin për nxitjen e përçarjes.

Lideri britanik gjithashtu riafirmoi se palestinezëve duhet t’u lejohet të rindërtojnë dhe e cilësoi zgjidhjen me dy shtete si rrugën e vetme drejt paqes së qëndrueshme.

Rreth katër milionë mysliman llogaritet se jetojnë në shtetin britanik.