Për herë të parë jashtë BE, mbahet sot në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit

Sot mbahet Procesi i Berlinit në Tiranë, i pari takim i të tilla përmasave me fokus zgjerimin e bllokut që zhvillohet jashtë kufijve të BE-së.

Pjesë e këtij samiti do jenë përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrës do jenë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e cila mbërriti ditën e djeshme në Tiranë, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, kancelari gjerman, Olaf Scholz vendi i të cilit inicioi Procesin e Berlinit.