Seanca për aferën ‘Partizani‘/ Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri

Elsa Ulliri ka paraqitur dorëheqjen nga gjykimi i dosjes “Partizani”. Dëroheqja është paraqitur tek drejtuesi i GJKKO Erion Bani.

Në argumentet e saj thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri.

Elsa Ulliri ishte caktuar gjyqtare relatore ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.

Në orën 9:30 ka filluar seanca për shqyrtimin e kërkesës së Malltezit për ndryshim mase dhe në orën 10 seanca në themel ku pritet të mësohet edhe vendimmarrja mbi kërkesën e gjyqtares.