Pep Guardiola vendos rekord të ri te Manchester City

Pep Guardiola ka transformuar totalisht skuadrën e Manchester Cityt.

Që prej vitit 2016 kur firmosi me ta, tekniku spanjoll ka injektuar një tjetër stil në lojën e anglezëve, për ta rikthyer bindshëm edhe në arenën Europiane. Suksesi 3-0 ndaj Ëest Ham mori vlera të mëdha edhe për të në pankinë.

Reparti i sulmit ka përmirësuar ndjeshëm shifrat, duke qënë tepër produktiv falë edhe potencialitet dhe lojtarëve të transferuar ndër vite. Sipas “OPTA”, tashmë Manchester City ka shënuar 1000 gola në të gjitha garat nën drejtimin e Guardiolëë, më së shumti nga çdo skuadër në 5 kampionatet kryesore të Europës.

Diferenca është e madhe me shumë skuadra, me Liverpool që ndjek me 797 gola, pra me 203 gola diferencë. Një kuotë e jashtëzakonshme e arritur në më pak se 7 sezone në pankinën e Cityt, ku ka drejtuar skuadrën në 404 ndeshje.

Një mesatare prej më shumë se 2 golash për ndeshje, me Manchester City që na ka argëtuar me bollëkun e rrjetave. Gjatë kësaj periudhe, skuadra angleze ka fituar 4 tituj kampion të Premier League, 1 FA Cup, 4 Kupa të Ligës dhe finalist i Champions League në një rast, objektiv që e synon edhe këtë edicion. Pengesë do të jetë Real Madrid, ku duhet ta eliminojë duke luajtur dy gjysmëfinale ndaj kampionëve në fuqi të Kompeticionit.