Pep Guardiola ndahet nga partnerja pas 30 vitesh martesë

Një nga çiftet më jetëgjatë dhe të admiruar në botën e futbollit, Pep Guardiola dhe Cristina Serra, kanë vendosur të ndajnë rrugët pas 30 vitesh bashkë. Vendimi për divorcin, i marrë disa javë më parë, është mbajtur konfidencial nga çifti, duke surprizuar publikun.

Sipas burimeve pranë familjes, Guardiola dhe Serra kishin nisur të jetonin në shtëpi të ndryshme që prej fundit të muajit të kaluar. Megjithëse vetëm një rreth i ngushtë miqsh dhe të afërm ishin në dijeni të problemeve të tyre, lajmi është konsideruar si një “rrufe në qiell të hapur” për ndjekësit dhe fansat e trajnerit të njohur.

Guardiola dhe Cristina kanë tre fëmijë:

•Maria (24 vjeç), influencere e njohur me mbi një milion ndjekës në Instagram.

•Marius (22 vjeç), një sipërmarrës i suksesshëm, CEO i tre kompanive dhe banues në Dubai.

•Valentina, fëmija më e vogël e çiftit, ende e mitur.

Edhe pas ndarjes, Guardiola dhe Serra pritet të mbeten të përkushtuar ndaj fëmijëve të tyre.

Diskrecion dhe fokus te karriera

Pep Guardiola, një nga trajnerët më të suksesshëm të futbollit, dhe Cristina Serra, një stiliste e njohur, kanë preferuar ta mbajnë jetën e tyre private larg syrit të medias, duke ruajtur diskrecionin edhe në këtë moment të vështirë.

Lajmi vjen si një surprizë për fansat e trajnerit të Manchester City, i cili ndër vite është shquar për stabilitetin dhe harmoninë familjare. Ndërkohë, ai mbetet i fokusuar në karrierën e tij në futboll, ndërsa familja po përballet me këtë ndryshim të madh.