Pedofilët kanë emër dhe fytyrë/ Ky është Elvis Qekaci, përdhunuesi i 12-vjeçares

Personi në foto është Elvis Qekaci, 31-vjeçari nga Tirana, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.

Sipas autoriteteve policore, abuzimi seksual ka ndodhur më 11 shkurt. E mitura përfundoi në spital pas abuzimit seksual për ndihmë mjekësore dhe uniformat blu u informuan mbi rastin.

Pas hetimeve, autoritetet policore kanë identifikuar autorin Elvis Qekaci, duke e vënë në pranga.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Elvis Qekaci, 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, më datë 11.02.2024, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur”.