PD përplaset me Gardën, betohen dy deputetët e rinj në Parlament, marrin mandatet e Salianjit e Çyrbjas
Me tensione ka nisur seanca në Parlament. Deputetët e përjashtuar të PD kanë mbërritur sërish në ambientet e Kuvendit, duke tentuar të futen në sallë. Megjithatë, Garda ka reaguar teksa i ka ndaluar të hyjnë brenda.
Ndërkaq, në Parlament u betuan dy deputetët e rinj, Andrea Mano dhe Erjon Meka, të cilët marrin mandatet e Ervin Salianjit dhe Jurgis Çyrbjas, të dy të arrestuar me urdhër të SPAK.
Mano do të zërë vendin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianjit, pas dënimit të tij me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Ndërkohë, Meka do zërë vendin e ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja, i cili u arrestua për lidhje me bandat kriminale në Durrës.