PD paralajmëron protestë kombëtare më 29 tetor. Berisha: Në këtë betejë, secili duhet të sakrifikojë dicka…

Më 29 tetor, do të mbahet protesta e radhës e Partisë Demokratike. Në daljen e tij të fundit, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve në qarqe që të zbresin në terren, ndërsa u ka kërkuar biznesmenëve të mbyllin dyqanet në shenjë revolte.

Protesta vjen pas arrestimit të Ilir Metës, të cilin kreu i Partisë Demokratike e ka konsideruar si një sulm ndaj opozitës. Ai akuzoi kryeministrin Rama si orkestrues të këtij arrestimi, duke e cilësuar atë si një veprim kriminal dhe eliminim të kundërshtarëve politikë.

Gjithashtu, ai përmendi edhe arrestimin e Ervin Salianjit, duke theksuar se edhe ai, ashtu si Meta, është prangosur për arsye politike. Ish-kryeministri shtoi se pas datës 29 tetor, protestat do të vazhdojnë, dhe protesta e ardhshme do të jetë shumë afër.