PD nuk ndalet! Depoziton ankimim në KAS e SPAK për rezultatin e zgjedhjeve edhe në qarkun e Fierit

Pas Kukësit, Shkodrës dhe Beratit, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë-Madhështore ankimon rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Fierit.

Në letrën depozituar në KAS, PD kërkon rivotim në këtë qark, me pretendimin se krimi i organizuar ka ndikuar në rezultatin përfundimtar. Provat janë dërguar edhe në SPAK.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të pranojë tre nga pesë kërkesat e Parisë Demokratike lidhur me ankimimin për zgjedhjet e 11 majit në qarkun Kukës. PD kërkoi kundërshtimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve të votimit në Kukës dhe anulimin e zgjedhjeve në këtë qark, me kërkesën për përsëritjen e tyre.

Por KAS refuzoi kërkesën e PD për kryqëzimin e të dhënave nga pajisjet elektronike PEI në të gjitha qendrat e votimit të Kukësit, duke argumentuar mungesën e provave që ta justifikonin këtë veprim. Gjithashtu KAS kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të bëjë përpjekjet maksimale për të siguruar dhe vënë në dispozicion të dhënat e kërkuara sa më shpejt.