Takimi mes Flamur Nokës dhe Ilir Metës, në fokus të diskutimeve ka patur zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku mesa duket PD dhe PL do të firmosin një marrëveshje.
Do të ketë një listë e kandidatëve për deputetë të dyja partive dhe bëhet fjalë për listat e mbyllura, ku pritet të kandidojë edhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për qarkun e Tiranës.Bëhet fjalë për listat e mbyllura. Meta ka deklaruar se do jetë kandidat i opozitës në qarkun e Tiranës dhe pritet të jetë në listat e mbyllura të PD në qarkun e Tiranës.
Ajo çfarë po diskutohet është që kjo dakordësi të mbyllet shumë shpejt është sa dhe si do të jetë numri i deputetëve që do të jetë në listat e opozitës. Po ashtu pritet që javën e ardhshme të ketë një tjetër takim mes Flamur Nokës dhe Ilir Metës, për të mbyllur ndoshta marrëveshjen e parashikuar. PD ka lajmëruar se do ketë protesta të vazhdueshme, por se nuk është dhënë një datë për këtë.