PD miraton rregulloren e Primareve, Paloka: Synimi ynë është fitorja në zgjedhjet e 11 majit

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar sot rregulloren e Primareve pas një mbledhjeje me debate që zgjati mbi dy orë. Në fund, rregullorja u miratua me 10 vota kundër.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, në një prononcim për mediat, sqaroi diskutimet që u zhvilluan gjatë mbledhjes dhe theksoi se data e zgjedhjeve është përcaktuar me vendim të kryesisë.

“Data 1 mars është përcaktuar me vendim të kryesisë. Pati diskutime për mbi dy orë. Me 10 vota kundër, rregullorja u miratua. Kishte mendime që primaret të mos zhvilloheshin për shkak të kohës dhe mundësive për konflikte e pakënaqësi, por këto u sqaruan gjatë mbledhjes,” deklaroi Paloka.

Sipas tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka qenë i prerë që procesi i Primareve të zhvillohet, pavarësisht këtyre diskutimeve.

Primaret do të jenë një proces kyç për përzgjedhjen e kandidatëve të PD për zgjedhjet vendore të 11 majit, me synimin për të rikthyer fitoren në kampin opozitar.