PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Burgosja e Salianjit, deklaratë lufte

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin para Këshillit Kombëtar bëri të ditur  masat për planifikimin e hapave të radhës së opozitës pas arrestimit të Ervin Salianjit.

Berisha u shpreh se Salianjit iu hoq liria sepse ky i fundit guxoi të denonconte “vëllazërinë më të rrezikshme të mafias së drogës së atyre viteve”.

Dy ditë më parë deputeti guximtar Ervin Salianji, politikan që s’ka qenë kurrë në pushtet dhe s’ka pasur fonde publike apo poste qeveritare u dënua me burg. Iu hoq liria sepse guxoi të bëjë detyrën e tij duke denoncuar publikisht vëllazërinë më të rrezikshme të mafias së drogës së atyre viteve”, tha ai.

Ish-kryeministri theksoi se burgosja e Salianjit ishte deklarata e fundit e luftës kundrejt Partisë Demokratike nga ana e qeverisë.