PD kryeson në Shkodër dhe Lezhë, numërimi drejt përfundimit në të dy qarqet
Në qarkun e Shkodrës, procesi i numërimit është drejt përfundimit, me vetëm 4 kuti të mbetura nga 405 gjithsej. Sipas rezultateve të deritanishme, koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) kryeson me 36,789 vota, që përbëjnë 40.12% të totalit.
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka marrë 34,395 vota ose 37.51%, ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) ka siguruar 15,735 vota (17.16%). Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 1,366 vota (1.49%).
Edhe në qarkun e Lezhës, procesi i numërimit po shkon drejt përfundimit me vetëm 4 kuti të mbetura nga 245 gjithsej. Koalicioni PD-ASHM kryeson me 28,821 vota ose 44.97%, duke siguruar 4 mandate, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 27,171 vota ose 42.39%, duke siguruar 3 mandate.