PD kërkon shtyrjen e afatit për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, PS kundër

Debati mes opozitës dhe mazhorancës vijoi edhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ku po shqyrtohet kërkesa e opozitës për shtyrje të afatit për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë. 

Kërkesa e PD për zgjatjen e afatit u parashtrua nga deputetja demokrate, Ina Zhupa përmes 3 argumenteve.

1- S’ka kohë për dëshmitarët e miratuar nga të dyja palët.

2- S’ka asnjë mundësi zbardhje dhe miratim procesverbalesh (dokumente të nevojshme për t’u miratuar para mbledhjes së fundit)

3- S’ka asnjë mundësi te diskutohet edhe të shkruhet raporti (qofte një apo dy)

Por Partia Socialiste kundërshton zgjatjen e afatit për Hetimorin e Shëndetësisë përmes Tualant Ballë, i cili thotë se kanë pasur kohë të mjaftueshme, por kryetarja Albana Vokshi ka zvarritur punën.