PD kërkoi çregjistrimin e kandidatit të PS nga gara për kreun e bashkisë Mallakastër, KAS merr vendimin

Partia Demokratike zyrtare dorëzoi në KAS një kërkesë për çregjistrimin e kryebashkiakut aktual të Mallakastrës, i cili është zgjedhur nga PS për të rikanduar në zgjedhjet e “14 Majit” .

Sipas PD, Qerim Ismailaj nuk duhet të lejohet të jetë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 Majit pasi ka qenë i dënuar në Greqi dhe po ashtu dënuar më 6 muaj në burg në Shqipëri për falsifikim.Mësohet se KAS ka rrëzuar këtë kërkesë që në seancën paraprake dhe Ismailaj do të mbetet kështu në garë.