PD kallëzon në SPAK Spiropalin, Hoxhën dhe Drejtorin e Policisë: Persona të armatosur kanosën deputetët

Pak pas përfundimit të protestës dhe tensioneve para Parlamentit nga opozita, ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga Partia Demokratike.Grupi Parlamentar i PD kallëzim penal në SPAK për Kryetaren e Kuvendit, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Policisë së Tiranës, disa punonjës të paidentifikuar policie: U futën persona ta armatosur në Kuvend, kanosën me armë deputetët. Ministri i brendshëm Ervin Hoxha mes tensioneve në Kuvend gjatë fjalës së tij tha se do të bëjnë kallëzim penal në Prokurori.

“Të nderuar deputetë. Garda e Republikës është duke kryer detyrën e vet. Këtu nuk bëhet fjala për deputetë e përjashtuar. Një pjesë e juaja nuk po i përmbahet rregullave dhe regjimit të kontrollit të brendshëm, bëhet fjalë për zjarrëvnie të qëllimshme. Të gjitha provat do të fiksohen dhe do të bëjmë kallëzim penal drejtuar Prokurorisë” tha Hoxha.

Check Also

Dyshimet për hedhje benzine në Kuvend, ministri Hoxha paralajmëron për kallëzim penal ndaj deputetëve të PD-së

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka paralajmëruar padi ndaj deputetëve të opozitës, pas dyshimeve se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *