PD jashtë, garda i ndalon të hyjnë, socialistët vijojnë punimet e seancës parlamentare

Partia Demokratike vijoi sot aksionin për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës parlamentare sic e kishte paralajmëruar.  Deputetët e Partisë Demokratike shkuan herët sot në kuvend (ora 08:50)  për të hyrë në seancë por kanë gjetur përballë gardën që i ka ndaluar hyrjen brenda. Duke mos lejuar të përjashtuar të hyjnë brenda, deputetët demokratë u përpoqën të ndalojnë dhe socialistët të hyjnë brenda.

Por duket se e kanë pasur të pamundur pasi deputetë të PS-së kanë hyrë brenda dhe seanca parlamentare po vijon nën drejtimin e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.