PD i vë “flakën” vëllezërve Rama e Xhafaj

Ashtu si në seancën e kaluar, edhe sot para parlamentit iu vu zjarri disa manekineve.Fillimisht kanë qenë deputetët demokrate, të cilat larguan fjongon rozë të vendosur në hyrje të Kuvendit.

Më pas deputeti i PD, Flamur Noka ka afruara disa manekine me portretet e disa eksponentëve të PS. Noka nxori një shishe me benzine dhe më pas i vuri flakën. Deputetët e tjerë të PD qëndronin në hyrje të Kuvendit.