PD fiton dy mandate në Kukës, Isuf Çelaj dhe Flamur Hoxha hyjnë në Parlament, PS konfirmon Eduard Shalsin
Qarku i Kukësit do të ketë tre përfaqësues në Parlament pas zgjedhjeve të 11 majit, ku dy mandate i takojnë koalicionit PD-ASHM dhe një mandati Partisë Socialiste.
Nga koalicioni PD-ASHM, Flamur Hoxha siguron mandatin automatikisht si pjesë e listës së mbyllur, ndërsa Isuf Çelaj, që po kryeson votat preferenciale, pritet të rikonfirmojë mandatin. Çelaj deri tani ka marrë 6588 vota, duke lënë pas Shkëlqim Shehun me 4072 vota dhe Elvira Pekën me 2363 vota.
Ndërkohë, nga Partia Socialiste, mandatin në Kukës e fiton Eduard Shalsi, i cili ishte gjithashtu në listën e mbyllur si drejtues qarku.