PD firmos koalicion me 25 parti për zgjedhjet e 11 majit, Rama ironizon: Fronti i Noc Rrokut!

Partia Demokratike ka zyrtarizuar një koalicion me 25 parti politike për zgjedhjet e pjesshme vendore të 11 majit. Marrëveshja është firmosur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhe përfaqësuesit e partive aleate. Emri i koalicionit do të jetë “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (PD-ASHM).

Ky zhvillim ka sjellë një reagim ironik nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ndau një video me disa bufë, të shoqëruar me mbishkrimin: “Fronti i Noc Rrokut!”

Ndër partitë që janë pjesë e koalicionit të PD-së përfshihen Partia e Lirisë e Ilir Metajt, Partia Republikane e Fatmir Mediut, Partia Demokristiane e Nard Ndokës, Bashkimi për të Drejtat e Njeriut i Vangjel Dules, Partia Agrare Ambjentaliste e Agron Dukës, si dhe disa parti të tjera më të vogla.

Koalicioni pritet të sfidojë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, por mbetet për t’u parë impakti i tij në garën elektorale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)