PD feston e ndarë/ Basha me mbështetësit e tij në Pallatin e Kongreseve, Berisha me miqtë në një hotel

Partia Demokratike e ka festuar e ndarë këtë 33-vjetor të themelimit të saj. Kryetari i PD-së zyrtare, Lulzim Basha mblodhi pasditen e së hënës mbështetësit e tij në Pallatin e Kongreseve ndërkohë që Sali Berisha dhe mbështetësit e tij demokratë janë mbledhur në një hotel në Tiranë.

Basha foli për të shkuarën dhe të ardhmen e PD-së ndërsa përcolli disa mesazhe edhe ndaj Berishës.

Ka përfunduar tashmë në sallën e kongreseve, ku u dhanë mesazhet kryesore të folësve dhe të Bashës, ndërkohë që jemi në pjesën e ceremonisë jo zyrtare, ku të gjithë të pranishmit janë mbledhur në holl për të festuar këtë ngjarje të rëndësishme të demokratëve. Edhe pse të ndarë, vazhdojnë ta kujtojnë secili në mënyrën e vet.

Basha i ka mbledhur mbështetësit e tij në Pallatin e Kongreseve që të kujtonte hapjen dhe mbylljen e fushatave elektorale. Paralelisht në një ambient tjetër po mbahet edhe aktiviteti i Berishës me të gjithë mbështetësit e tij. Pjesa zyrtare ka përfunduar tashmë ndërkohë që Basha foli për të shkuarën e PD-së, të tashmen dhe të ardhmen.

Fillimisht shprehu mirënjohje për themeluesit e PD ndërkohë që për Berishën pati mesazhe të tjera edhe pse është një prej themeluesve. Basha tha mirënjohje të gjithë themeltarëve dhe nuk mund ta bëjë askush pis këtë ngjarje. Një prej frazave të tij ishte ‘Jam i vetëdijshëm që një pjesë e jona sillet akoma rrugëve, e verbuar nga interesi personal dhe e trembur nga dora e drejtësisë.’”