PD cakton deputetët me 1 mars, Berisha: Bashkimi ynë tmerroi qeverinë

Kryetari i Partisê Demokratike është i bindur për fitimin e zgjedhjeve të 11 majit.

“Kemi kaluar nje kalvar, por ja dolem me sukses te plote.
Nga nje parti qe bënë gjithçka per te na asgjesur,  jemi sot nje parti qe do te fitojme zgjedhjet.

Vitet e shkuara ishin traumatike.U perballem me egersine e Kim , dhe perfaqesine e Soros ne menyre te pashembullt. Ne jemi pro amerikane, keshtu u themeluam.

Në gjithe kete proces nje qellim kishte, që te na mbanin te ndarë.
Na morren flamurin, logon, nuk regjistruan emrin e Kryetarit të Partisë Demokratike  ne fleten e votimit.

Por ne arritem te bashkoheshim.
Kishim problem ne grupin parlamentar por ky bashkim u be ne beteje.

Deputetet u bashkuan ne mosbindje civile ne kuvend nga më te fuqishmet.
Kuvendi per shume kohe ishte epiqendra e aksionit tone. 45 vete ishim por e mbajtem peshen e qendreses dhe te rezistences.

Arrestuan Kryetarin e PD-së
Nuk e arrestuan më parë se grupi parlamentar ishte i përçarë.

Nuk pranova ndryshimin e emrin e Partise kur nuk na jepnin flamurin dhe siglen tone.

Bashkimi yne tmerroi qeverine.

Ky bashkim eshte shume i rendesishem, eshte shume i sinqertë.
Une jam i drejtë ne ju.
Bashkimi ishte marreveshnmje xhentelmenesh e cila nga Sali Berisha nuk thyhet kurrë.

Për këtë arsye kur caktuam drejtuesit e qarqeve sipas nje tradite 25 vjeçare të PD, caktuam si Belind Kelliçin ashtu edhe Gjekmarkajn, Boçin, Nardhin etj.
Besoj se kjo ishte e drejtë. Kjo perfaqësonte bashkimin tonë.

Primaret thote statuti, por Kryetaret e qarqeve jam perpjek ti perzgjedh persona te votuar, me eksperience elektorale dhe aktivitet publik.I kam caktuar te  barabarte. Nuk kane kerkuar asnje kusht kur u bë bashkimi.

Nuk mund të pranoj që ata te mos jene Kryetarë qarku.

Ju ftoj ta miratoni këtë edhe pse ka nje devijim nga Statuti,” tha Berisha.

Ndërkaq, sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka ka zbuluar edhe mënyrën se si do funksionojë përfshirja në primare.

“Kemi vendosur ne Kryesi t’i paraqisim Keshillit Kombetar rregulloren.

Primaret nuk do të zhvillohen ne nivel dege,  por qarku. U shqyrtuan te gjitha obsionet,  por përzgjodhem ate ne perputhje me sistemin zgjedhor.

Primaret nuk do të jene skualifikuese , apo  votë negative. Kjo vote nuk do të egzistoje.

Primaret do te jene kualifikuese. Do  të vendoset një prag per çdo qark ne baze te numrit te anetareve te Partise, te votave qe jane marre ne zgjedhjet e fundit parlamentare si edhe te zgjedhjeve te brendshme ne Parti.

Nuk do te jete vetem vota e primareve percaktuse. Forumet do te analizojne angazhimin e secilit kandidat, sikunder kontributin per voten e diaspores per te siguruar 300 vota te shqiptareve qe jetojne dhe punojnë jashtë vendit.
Noka ju referua kritereve qe duhet te plotesoje çdo aspirant për  kandidat, duke theksuar respektimin e kodit te etikës.

Një anëtar i Partise ka të drejtë të votojë vetem nje kandidat.

Në 1 Mars data e zhvillimit të primareve,” tha mes të tjerash Noka.