PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit për qarkun Shkodër
Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për qarkun e Shkodrës.
Në padinë e saj, Partia Demokratike kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve të 11 majit në këtë qark për shkak të parregullsivë të raportuara në KAS.
Partia Demokratike pretendon për një masakër zgjedhore, teksa të njëjtin hap ka pranuar se do e ndjekë edhe me qarqet e tjera.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit me tabelat përmbledhëse të 12 qarqeve, duke vulosur rezultatin 83 mandate për PS, 50 për PD-ADSHM dhe 7 mandate për forcat e tjera të reja; 3 PSD, 2 Mundësia, 1 Lëvizja Bashkë dhe 1 Nisma Shqipëria Bëhet.