PD ankimon në KAS vendimin e KQZ-së për qarkun Berat: Kërkojmë pavlefshmërinë e të gjithë rezultatit zgjedhor!

Partia Demokratike ka depozituar një ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), duke kundërshtuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultatit zgjedhor në qarkun Berat.

Sipas kërkesës së siguruar nga “Replika”, PD kërkon pavlefshmërinë e të gjithë procesit zgjedhor në këtë qark, duke pretenduar se procesi është zhvilluar me parregullsi të rënda dhe ka cënuar integritetin e votës.

Screenshot

Kujtojmë se  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit me tabelat përmbledhëse të 12 qarqeve, duke vulosur rezultatin 83 mandate për PS, 50 për PD-ADSHM dhe 7 mandate për forcat e tjera të reja; 3 PSD, 2 Mundësia, 1 Lëvizja Bashkë dhe 1 Nisma Shqipëria Bëhet.

Partia Demokratike pretendon për një masakër zgjedhore, teksa të njëjtin hap tha se do e ndjekë edhe me qarqet e tjera.