Pavel Durov, themeluesi i Telegram, lë pasurinë prej 23 miliardë dollarësh për mbi 100 fëmijë – por me një kusht
Pavel Durov, miliarderi rus dhe themeluesi i aplikacionit të njohur Telegram, ka bërë një deklaratë të pazakontë mbi trashëgiminë e tij. Pasuria e tij marramendëse, prej rreth 23 miliardë dollarësh (17 miliardë paund), do t’u lihet më shumë se 100 fëmijëve, që ai ka ose planifikon të ketë – por me një kufizim të qartë në kohë.
Durov, 40 vjeç, ka konfirmuar se aktualisht është baba i gjashtë fëmijëve me tre partnere të ndryshme. Sipas raportimeve ndërkombëtare, ai ka dhuruar spermë në të paktën 12 vende, dhe besohet të jetë biologjikisht babai i mbi 100 fëmijëve. Ai thekson se të gjithë fëmijët e tij, të lindur në mënyrë natyrale apo përmes dhurimit, do të kenë të njëjtat të drejta trashëgimie.
Megjithatë, Durov ka vendosur që pasuria e tij të mos u jepet asnjërit prej tyre për 30 vitet e para të jetës. Ai shprehet se dëshiron që ata të rriten “normalisht”, pa presionin dhe privilegjet që sjell pasuria, duke ndërtuar jetën me përpjekjet dhe vlerat e tyre personale