Patriarku i Rusisë, Kirilli, uron kryepeshkopin e ri Joan: Jeni thirrur të kujdeseni për unitetin e Kishës
Patriarku i Moskës dhe Gjithë Rusive, Shenjtëria e Tij Kirilli, ka dërguar një letër urimi për kryepeshkopin e sapozgjedhur të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Hirësinë e Tij, Joan.
Në mesazhin e tij, ai e përgëzon për zgjedhjen në krye të Kishës dhe e cilëson këtë një përgjegjësi të madhe për unitetin dhe pastërtinë e besimit.
“Providenca e Zotit, me vullnetin e Sinodit të Shenjtë, ju vendosi në krye të Kishës martire të Shqipërisë, si pasardhës i të ndjerit kryepeshkop Anastas,” thuhet në mesazh.
Patriarku Kirill theksoi se në kohët e sotme të vështira, roli i kryepeshkopit kërkon mençuri dhe guxim të madh. “Lutem me zjarr që hiri i Shpirtit të Shenjtë t’ju forcojë shpirtërisht dhe fizikisht, për të përhapur dhe lavdëruar fjalën e Zotit,” shkruan ai, duke uruar rritje dhe bekim për Kishën Ortodokse të Shqipërisë dhe besimtarët e saj.