Një gjykatë ekuadoriane kundër korrupsionit dënoi tetë persona me burg dhe konfiskoi tre kompani për rolin e tyre në një skemë pastrimi parash të lidhura me mafian shqiptare.
Të dënuarit ishin pjesë e një rrjeti që dërgonte drogë nga Ekuadori në Evropë duke përdorur kompani të regjistruara për të pastruar asete me vlerë 43.4 milionë dollarë.
Të tetë personat morën dënime me më shumë se 17 vjet burg, ndërsa katër nga ata që u shpallën fajtorë u dënuan gjithashtu për akuzat e krimit të organizuar lidhur me mafian shqiptare. Në Spanjë, të dyshuarit e tjerë në këtë rast përballen me gjyqe të veçanta.
Prokurorët e Ekuadorit zbuluan se një shtetas shqiptar, i identifikuar si Dritan Gjika drejtonte rrjetin kriminal, së bashku me një biznesmen argjentinas dhe një ekuadorian. Grupi u dënua për krijimin e disa kompanive për të fshehur para dhe pasuri të paligjshme të lidhura me trafikun e drogës.
Nga hetimet e prokurorisë u konstatua se drejtuesi i sipërmarrjes kriminale mbetet i lirë, por të dënuarit dyshohet se janë bashkëpunëtorë në skemë.
Prokuroria kërkoi një dënim nga 10 deri në 13 vjet për tetë të pandehurit dhe që të tre kompanitë të shpërbëhen dhe pasuritë e tyre të konfiskohen. / Reuters