Pastrim parash dhe kontrabandë bizhuterish, GJKKO dënon 8 persona

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi, ka dhënë vendimin për një grup të akuzuar për kontrabandë mallrash, pastrim parash dhe ushtrim të aktiviteteve financiare pa licencë.

Sipas hetimeve, ky grup kriminal dyshohet se ka trafikuar bizhuteri luksoze të vjedhura nga Franca, të cilat më pas janë shitur në Shqipëri përmes argjendarive dhe faqeve online. Mes të akuzuarve është edhe Sokol Idrizaj, ish-shoferi i Ardi Veliut.

Vendimet e gjykatës:
• Agustin Mesuli – 11 vite burg (7 vite e 5 muaj me gjykim të shkurtuar)
• Altin Doda – 11 vite burg (7 vite e 5 muaj me gjykim të shkurtuar)
• Sokol Idrizaj – 8 vite burg (5 vite e 7 muaj me gjykim të shkurtuar)
• Elda Idrizaj – 8 vite burg (5 vite e 7 muaj me gjykim të shkurtuar)
• Florian Baku – 11 vite burg (7 vite e 5 muaj me gjykim të shkurtuar)
• Egi Idrizaj – 7 vite burg (4 vite e 7 muaj me gjykim të shkurtuar, pezullim i dënimit për shkak të fëmijës)
• Bora Idrizaj – 2 vite burg (konvertuar në shërbim prove)
• Tomor Baruti – 2 vite burg (konvertuar në shërbim prove)
• Vangjush Kashari – Pafajësi (akuzohej për fshehje të ardhurash)

Grupi kriminal dyshohet se ka transportuar sende të vjedhura nga Franca dhe i ka shitur në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, duke i fshehur përmes një argjendarie në Tiranë dhe platformave online.