Pasi konfirmoi lidhjen me reperin 24-vjeçar, Wanda Nara denoncon Icardin për dhunë dhe vjedhje
Situata mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit ka degjeneruar.
Sipas asaj që u zbulua nga gazetari Pepe Ochoa për programin televiziv argjentinas LAM, “showgirl” ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj.
Gjithçka nisi pas kthimit të Wandës në Buenos Aires, pas udhëtimit të shkurtër në Brazil me të dashurin e saj të ri, L-Gante.
Ulërimat dhe britmat mes ish-bashkëshortëve do ta kishin shtyrë Wandën ta denonconte Icardin.
Ochoa u tregoi kamerave një pjesë të ankesës së bërë nga avokatja e Wanda Nara, Ana Rosenfeld.
Situata ka degjeneruar kur Wanda tentoi një kthim të dytë në shtëpi, prej nga vjen ankesa për dhunë gjinore.
Gazetari saktësoi se momentin e ka kapur kamera dhe se tashmë policia po punon për rastin.
Debati ka shpërthyer për shkak të vajzave të tyre, Isabella dhe Francesca, të cilat Mauro donte t’i merrte me vete në Europë, ndërsa Wanda prej kohësh ka vendosur të kthehet për të jetuar përgjithmonë në Argjentinë.
Gjithashtu, duket se dy vajzat kanë qenë dëshmitare të debatit të fortë të prindërve të tyre.
Jo vetëm kaq: duket se Nara ka denoncuar edhe zhdukjen e 70 mijë dollarëve, duke fajësuar vetë futbollistin.
Përplasjet janë intensifikuar pas pranimit nga Wanda Nara të lidhjes me të dashurin e ri, L-Gante, i cili është vetëm 24 vjeç, thuajse sa gjysma e moshës së bjondes argjentinase.