Pasi foli mes lotësh për raportet me Liridonën, babai i Naim Murselit shihet me dy nipërit që mbetën pa nënë
Pas arrestimit të djalit të tij mes lotësh foli për herë të parë babai i Naim Murselit, për raportet me Liridonën. Ndër të tjera ai u shpreh se po të ishte në dijeni djali i tij nuk do ishte gjallë sot dhe se Liridonën e kishte dashur më shumë se fëmijët e tij. Pas kësaj deklarate Shaban Murseli, është parë sot në Prishtinë me dy fëmijët e mitur të djalit të tij dhe dhe të së ndjerës Liridona.
“IndeksOnline” ka siguruar pamje ku Shaban Murseli shihet me një fëmijët.
Në një prononcim ai ka thënë se bashkë më fëmijët ishin në Ambasadën suedeze në Prishtinë.