Pashkë ndryshe në Himarë!

Himara ka zgjedhur që ditën e Pashkës ta presë ndryshe.

Dy vajza të vogla të veshura me kostumet popullore të zonës kanë shpërndarë vezën e kësaj feste duke uruar banorët por e turistët e shumtë për Pashkë të bardha e plot mbarësi.

Vizitorët e ardhur nga Tirana por e turistët nga Gjermania tregojnë se kanë vendosur të festojnë Pashkën në Himarë, ndërsa theksojnë se të tilla aktivitete duhet të ketë në çdo qytet të Shqipërisë.

Për kryetarin e bashkisë Himarë Vangjel Tavo dhe deputetin Damian Gjiknuri kjo festë sjell unitet.

Festa e Pashkës do të vijojë edhe gjatë mbrëmjes me koncert në sheshin e këtij qyteti.