”Pasaportat e Arta nuk do të vazhdojnë”, Borrel: Mora garanci nga Rama
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrel ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare me Kryeministrin Edi Rama.
Borrel gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama tha se Shqipëria ka ecur përpara ndërsa theksoi se Rama i ka garantuar se nuk do të vazhdojë me vendimin për pasaportat e arta.
”Sot jemi këtu për t’i treguar popullit shqiptar që BE është më pranë jush si vend kandidat për BE. E përdorim këshillin e stabilizim asociimit për marrëdhëniet mes BE dhe Shqipërinë.
Shqyrtojmë çfarë është bërë, ku ka nevojë për përpjekje dhe çfarë mund t bëjmë. Ne shohim dhe mirëpresim drejtimin strategjik të qarë të Shqipërisë në BE. Po punojmë për anëtarësimin e Shqipërisë në të gjitha fushat.
Dua të pranoj dhe të vlerësoj se ky vend ka treguar pjekuri në të gjitha reformat, sidomos në drejtësi e cila ka ecur përpara. Institucionet shqiptare duhet të përshpejtojnë reformat. Patëm mundësi të mirëpresim vendimin e kryeministrit që nuk do të bëhet miratimi i pasaportave të arta.”-tha Borrel.