Pas vizitës në Bashkinë e Tiranës, Rama ndalet nga qytetari: I shpreh problemet me hipotekën

Pas përfundimit të vizitës në Bashkinë e Tiranës, kryeministri Edi Rama është ndaluar nga një qytetar pranë godinës së bashkisë. Qytetari i ka shprehur problemet e tij lidhur me çështjen e hipotekës, ndërsa Rama ka ndaluar për ta dëgjuar dhe ka biseduar me të për disa momente.

Ky episod u shënua menjëherë pas takimit që Kryeministri zhvilloi me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, vetëm një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Takimi kishte për qëllim garantimin e vazhdimësisë së punëve në institucion.