Pas vitesh mungesë, Parashqevi Simaku rikthehet në muzikë! Këngëtarja xhiron klipin e ri në New York
Pas një periudhe të vështirë dhe largimit nga skena, këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku po përgatitet për një rikthim në muzikë. Sipas një njoftimi të bërë nga Elton Ilirjani në Instagram, ajo ka xhiruar një videoklip të ri në New York, duke i entuziazmuar fansat e saj të shumtë.
“Parashqevi Simaku shumë shpejt vjen me videoklipin më të ri, të xhiruar dje në New York City”, shkroi Ilirjani.
Ndërkohë, është përfolur edhe për një rikthim të mundshëm të këngëtares në skenën shqiptare. Mbesa e saj, Ina Simaku, konfirmoi se ka disa plane për një rikthim në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim përfundimtar.
Parashqevi Simaku u rikthye në vëmendje kohët e fundit pas një periudhe të vështirë, gjatë së cilës jetonte në rrugët e Amerikës si e pastrehë. Pas kurimit në një spital në New York për gjendjen e saj psikologjike, ajo është shfaqur e transformuar dhe gati për të vijuar karrierën e saj muzikore.