Turqia do të udhëheqë me misionin euroatlantik në Kosovë, KFOR-in.
Komanda e tij vjen pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe një sërë tensionesh mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjenerali turk u zotua për përmbushje të plotë të mandatit të KFOR-it.
“Si komandanti i parë turk i KFOR-it e kuptoj përgjegjësinë që e kam marrë. Duke e parë gjendjen e ndjeshme në Kosovë, po e marr komandën me përkushtim për t’i bërë të gjitha përpjekjet dhe për ta përdorur gjithë përvojën për t’u siguruar se kjo njësi e shquar do të shërbejë suksesshëm në të ardhmen siç ka bërë në të kaluarën”, Ozkan Ulutas, komandant i KFOR-it.
Ekspertët e sigurisë thonë që komanda turke do të duhet tashmë në kohë tensionesh të menaxhojë më me kujdes trupat shtesë.
“Ne presim që do të vazhdojë pa ndonjë ndryshim diçka, përveç se shtimit të pjesëtarëve të KFOR-it.”
Shton se KFOR-i duhet të jetë më vigjilent në detyrën për ruajtjen e vijës kufitare me Serbinë.
“KFOR-it duhet të shtojë prezencën në vijën kufitare, bashkë me Policinë Kufitare të Kosovës.”
Për herë të parë Turqia merr komandën e 28-të të KFOR-it në Kosovë.