Pas shkarkimeve në Vlorë, japin dorëheqjen edhe drejtorët e Bashkisë Durrës
- 10 July, 2025
Bashkia e Durrësit është përfshirë në një valë ndryshimesh pasi drejtues kryesorë të drejtorive dhe kryetarët e njësive administrative kanë paraqitur dorëheqjet e tyre.
Ende nuk dihen arsyet, por këto ndryshime vijnë vetëm pak ditë pas shkarkimeve masive në Bashkinë e Vlorës ku kryeministri Edi Rama paralajmëroi një sërë ndryshimesh në administratën vendore, në funksion të reformës për zhvillimin dhe kontrollin e territorit.
Ndërsa pritet të vendoset në ditët në vijim se cilat prej dorëheqjeve do të pranohen dhe cilët do të qëndrojnë në detyrë në Bashkinë e Durrësit.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ