Pas Samitit të Londrës, Zelensky takohet me Mbretin Charles në Sandringham

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është takuar sot me Mbretin Charles III në Sandringham Estate, Norfolk, pas pjesëmarrjes së tij në Samitin e Londrës.

Takimi mes dy liderëve vjen në një moment kyç për Ukrainën, ndërsa vendi vazhdon të kërkojë mbështetje ndërkombëtare në luftën kundër pushtimit rus.

Jashtë rezidencës mbretërore, qytetarë të shumtë u mblodhën duke mbajtur flamuj të Ukrainës, në përpjekje për të parë momentin e mbërritjes së presidentit ukrainas.

Zelensky ka zhvilluar më herët takime të rëndësishme me liderët evropianë gjatë samitit, ku është diskutuar mbi ndihmën ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën.