Pas rrëzimit të regjimit në Siri, tjetër goditje për ish-presidentin sirian! Bashkëshortja i kërkon divorc, Asma al Assad e pakënaqur nga kushtet në Rusi
Bashkëshortja e Bashar al-Assad kërkon te divorcohet nga ish-presidenti sirian, i cili ndodhet aktualisht në Moskë me azil politik.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Asma al-Assad, gruaja e ish-presidentit sirian Bashar al-Assad, ka bërë kërkesë për divorc dhe po kërkon leje për t’u kthyer në Londër për trajtim urgjent mjekësor.
Sipas Haber Turk të Turqisë, Asma, e cila është diagnostikuar me leuçemi, ka paraqitur dy kërkesa në një gjykatë ruse.
Njëra kërkesë është për divorc, ndërsa në kërkesën tjetër kërkon leje për t’u larguar nga Moska, ku familja Assad kërkoi strehim pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad.
Burime pranë çiftit zbuluan se Asma al-Assad, e cila ka punuar si bankiere investimesh në Londër përpara martesës së saj me Basharin, kërkon me ngulm të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për kujdesin e duhur mjekësor.
Nëna e saj, Sahar al-Akhras, një ish-diplomate siriane dhe shtetase britanike, thuhet se ka angazhuar firma kryesore ligjore në Londër për të lehtësuar kthimin e vajzës së saj.
Thuhet se Asma pretendon se nuk po merr kujdesin e duhur mjekësor në Moskë, ku familja po qëndron përkohësisht.
Ndarja mund të ketë pasoja të rëndësishme për të ardhmen e ndikimit politik të familjes Assad në rajon.